Rama vazhdon me deklarata të diskutueshme: „Duhet të harrohet rrëmuja…“

„Duhet të rritemi dhe duhet të harrohen rrëmujat e të kaluarës“, deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke iu referuar marrëdhënieve të shqiptarëve me serbët.

Në Konferencën e 18-të të nismës Adriatiko-Joniane, Rama tha se “nuk duhet të harrohet se sa kanë përfituar të tjerët në kurrizin tonë, për telashet që i kemi hapur vetës”, duke iu referuar gjendjes në vendet e Ballkanit.

Cani Travel

“Fqinjët nuk i zgjedh. Gjyshja ime më tha ‘komshiu i lumtur, shtëpi e lumtur’. E kundërta është thjesht një makth. Ne jemi këtu për të qëndruar. Serbia nuk do të shkojë kurrkund, ashtu si dhe kroatët, malazezët. Të gjithë ne do të jemi këtu. Na duhet ta zgjidhim dhe të rritemi dhe të harrojmë të gjithë rrëmujën që kemi krijuar për njëri-tjetrin. Të mos harrojmë sa shumë kanë përfituar të tjerët në kurrizin tonë, mbi shpatullat tona, për shkak të telasheve që kemi hapur vetë. Sa e madhe është humbja për të investuar në urrejtje. Rruga është ende e gjatë për ne. Por sot jemi një vend më i mirë, krahasuar me ku ishim”, u shpreh kryeministri i Shqipërisë, njofton Diaspora Today.