Atleti kosovar, Muhamet Ramadani fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U-23, në disiplinën hedhja e gjylës. Ky kampionat po mbahet në Espoo të Finlandës.
Komiteti Olimpik i Kosovës njoftoi se Ramadani e hodhi gjylen 19.20 metra, që e renditi në vendin e tretë nga 15 garues.
Dy vendet e para i fituan atletët gjermanë.