Ramë Lahaj këndon shqip në Padova të Italisë

Njëri prej tenorëve më të suksesshëm shqiptar, Ramë Lahaj ka ndarë një video nga koncerti i Vitit të Ri që është mbajtur në Teatro Verdi në Padova të Italisë. Ai interpretoi në këtë koncert këngën shqipe „Bishtalecat pale pale“.

„Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa kur muzika shqipe udhëton nga një shtet në tjetrin, e nga një orkestër në tjetrën. Ajo për ditë pasurohet bashkë me kulturën e vlerat tona. Në koncertin e Vitit të Ri në Teatro Verdi në Padova, muzika shqipe buçet mes kompozitorëve të mëdhenj…“, ka shkruar Lahaj në Facebook.

Cani Travel