Raporti i KE: Progresi dhe ngecjet e Shqipërisë

Raporti i KE: Progresi dhe ngecjet e ShqipërisëKomisioni Europian (KE) i kushton vëmendje të veꞔantë në raportin për Shqipërinë reformave dhe udhëzimeve për reforma. Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, ka kërkuar që BE të mbajë „një process të besueshëm zgjerimi”.

Zvoglohet besueshmëria ndaj BE

Cani Travel

Raporti përfshin periudhën një vjeꞔare qershor 2020 deri në qershor 2021. Ai konstaton se „Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut (MV) po vazhdojnë të plotësojnë kushtet për hapjen e negociatave të hyrjes në BE dhe të dyja vendet po përparojnë në mënyrë të qëndrueshme në rrugën e reformave të BE.”

„Vonesat në hapjen zyrtare të negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe MV kanë një ndikim negativ në besueshmërinë e BE. Çështjet dypalëshe të mbetura pezull midis Bullgarisë dhe MV duhet të jenë ꞔështje prioritare. Është shumë e rëndësishme që shtetet anëtare të BE të përfundojnë Kuadrot Negociuese pa vonesë të mëtejshme që konferenca e parë ndërqeveritare me të dyja vendet të mbahet sa më parë që të jetë e mundur dhe para mbylljes së këtij viti”, thuhet në raport.

Mangësitë e Shqipërisë

„Shqipëria ka vazhduar të tregojë angazhimin e saj ndaj reformave të orientuara të BE dhe ka arritur rezultate të prekshme, pavarësisht sfidave për shkak të pandemisë Covid-19”. Por Shqipëria duhet të punojë më shumë në fusha të tilla si reforma në administratën publike, sistemi i drejtësisë, lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar si dhe në garantimin e lirisë së shprehjes.

„Brenda periudhës së raportimit Shqipëria nuk ka arritur progres lidhur me lirinë e shprehjes”, vëren raporti.Në Shqipëri kapasur një „atmosferë të sulmeve verbale, fushata njolluese dhe akte të frikësimit ndaj gazetarëve. Ka pasur edhe tensione mes aktorëve politikë dhe gazetarëve gjatë krizës Covid-19 dhe në kohën e zgjedhjeve parlamentare 2021. Sulmet ndaj gazetarëve nuk kanë rezultuar në dënime.

Kriteret politike

Në raport thuhet se zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit ishin përgjithësisht të organizuara mirë. „Mbeten shqetësuese keqpërdorimi i burimeve publike ose funksioneve zyrtare, akuzat për blerjen e votës dhe rrjedhjen e të dhënave të ndjeshme personale lidhur me preferencat politike të qytetarëve“.

Lidhur me klimën politike, raporti tërheq vëmendjen që „shumica dhe opozita në legjislaturën e re duhet të përmirësojnë dialogun politik dhe të punojnë së bashku me të gjitha palët e shoqërisë për të ꞔuar më tej përpara programin e reformave të orientuara nga BE si edhe negociatat e pranimit“.

KE konstaton se „sistemi gjyqësor në Shqipëri është deri diku i përgatitur”.“Shqipëria ka vazhduar të zbatojë reformën gjithëpërfshirëse në drejtësi që rezulton në një progres të mirë.” Me emërimin e shtatë gjykatësve për Gjykatën Kushtetuese është bërë e mundur mbajtja e sesioneve plenare, por duhet plotësuar e gjithë trupa e gjykatësve që kjo gjykatë të jetë tërësisht funksionale.

Ndërsa në procesin e vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve raporti konstaton që ai ka shkuar përpara „në mënyrë të qëndrueshme.” „Nga shqyrtimi i 437 rasteve, 62 për qind e tyre kanë rezultuar me shkarkime ose me dorëheqje”, theksohet në raport.Problemet në nivelin më të lartë të shtetit Në raport përmendet edhe ngritja e Strukturës së Posaꞔme Anti-Korrupsion, (SPAK) dhe e Byrosë Kombëtare të Hetimeve.

„Numri i çështjeve për korrupsion, që përfshijnë zyrtarë të lartë ende mbetet i kufizuar dhe vazhdon kultura e mosndëshkimit në nivelet e larta të shtetit”. Konsiderohet si e nevojshme që SPAK dhe Gjykata për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar „të ngrenë aftësitë e tyre hetimore në ndjekjen e korrupsionit“, të cilin raporti e quan „një shqetësim serioz ngaqë mbizotëron në shumë fusha të jetës publike e private.

”Bie numri i azilkërkuesve nga Shqipëria në vendet e BE

Sipas të dhënave të Eurostat numri i qytetarëve shqiptarë që paraqitën aplikime për azil në vendet anëtare të BE ësthë ulur m 66 përqind në vitin 2020, në krahasim me vitin 2019, dhe nga 12.130 aplikime në 2017 u ul në 2.985 në vitin 2020. KE po monitoron nga afër këtë ꞔështje në kuadër të mekanizmit monitorues të post-liberalizimit të vizave“.

Ndërsa për ardhjen e refugjatëve në Shqipëri thuhet se „pavarësisht karantinës në mars-maj 2020 Shqipëria vazhdoi të ketë fluks në rritje të emigrantëve të parregullt, shumica nga Greqia, që largoheshin nga Shqipëria pas disa ditësh drejt vendeve të BE. Numri i emigrantëve të parregullt të kapur në Shqipëri në vitin 2020 u rrit me 13 përqind në krahsim me vitin 2019”.

Kriteret ekonomike

Raporti konstaton që Shqipëria ka bërë progres dhe është pak a shumë e përgatitur për zhvillimin e një ekonomie funksionale të tregut. Sipas tij Shqipëria ka bërë progres lidhur me kapacitetin e saj për të përballuar presionin konkurrues dhe forcat e tregut brenda BE. Po kështu ka shënuar progress lidhur me konkurrencën brenda rajonit dhe presioneve të tregjeve rajonale.

„Por konkurrueshmëria e Shqipërisë pengohet nga mungesa e dijeve në fushën e sipërmarrjes dhe teknologjisë, informaliteti i konsiderueshëm, mungesa e investimeve për kapitalin njerëzor dhe fizik”, thekson raporti.

Marrëdhëniet mes BE dhe Shqipërisë

Shqipëria është vend kandidat për hyrje në BE që nga viti 2014. Në vitin 2018 KE lëshoi një rekomandim të pakushtëzuar për të hapur negociatat e pranimit. Pas dy vitesh, në mars 2020, Këshilli Europian miratoi vendimin për hapjen me Shqipërinë të negociatave të pranimit. Në maj të këtij viti KE informoi Këshillin Europian që Shqipëria i kishte plotësuar të gjitha kushtet para mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare të BE për hapjen e negociatave. Shqipëria është i vetmi vend në rajon, thekson raporti, që ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me të gjitha agjencitë e drejtësisë dhe çështjeve të brendshme të BE./DW