Regjistrimi i diasporës vazhdon deri në fund të gushtit

Procesi i regjistrimit të popullsisë së Kosovës për diasporën vazhdon deri me 31 gusht.
Ministria e Jashtme e Kosovës i bën përsëri thirrje diasporës që të shfrytëzojë të drejtën e saj dhe të marrë pjesë në këtë proces.

Përveç regjistrimit online përmes platformës e-diaspora, mërgjimtarët që gjenden me pushime në Kosovë, mund të regjistrohen edhe në komunat rajonale të Kosovës, ku do të informohen dhe ndihmohen nga zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Cani Travel