Kanë mbetur vetëm edhe katër ditë deri në përfundimin e regjistrimit të popullatës në Kosovë që pritet të përmbyllet më 17 maj.
Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, deri tani janë regjistruar mbi 1 milion e 420 mijë banorë.
“Jemi në ditët e fundit të regjistrimit të popullsisë. Deri më tani procesi ka shkuar siç e kemi planifikuar në fillim. Pritjet janë që regjistrimi të përfundoj gjatë kësaj jave në të gjitha komunat e Kosovës. Deri më tani në Kosovë janë regjistruar mbi 1 milion e 420 mijë banorë”, tha kryeshefi i ASK-së Avi Kastrati.
Kastrati tha se në komunat në veri ende ka hezitime nga disa qytetarë që të regjistrohen.
Kryeshefi i ASK-së bëri të ditur se komuna që ka kërkuar të shtyhet procesi i regjistrimit ka qenë Dragashi.
Kastrati tha se për diasporën është kaluar numri mbi 400 mijë që janë regjistruar në formën online.