Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka regjistruar sivjet numrin rekord prej 7 milionë pasagjerëve. Kjo është shifra më e lartë historike që ky aeroport ka pasur brenda një viti.
Rritja e vazhdueshme e numrit të pasagjerëve pasqyron suksesin e nismave strategjike të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës që synojnë rritjen e fluturimeve lidhëse dhe aksesit.
“Jemi krenarë për dyfishimin e pasagjerëve në TIA, në krahasim me vitin 2019 dhe me rritjen prej 35% në krahasim me vitin e kaluar. Kjo falë të gjitha linjave ajrore, por sigurisht, falë edhe shtimit të linjave low cost, deklaroi z. Piervittorio Farabbi, Drejtori Operativ i Tirana International Airport.