Rekordi i këngëtares shqiptare Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka arritur së fundmi një rekord historik. Kënga e saj “Meant to be”, në bashkëpunim me grupin e mirënjohur “Florida Georgia Line”, është renditur si kënga e 5-të më e shitur në historinë muzikore të Shteteve të Bashkuara nga një këngëtare femër.

Fansat e këngëtares e kanë bërë të ditur këtë lajm në postimet e tyre në rrjetet sociale. Ishte pikërisht kjo këngë e zhanrit “Country” që i dha Bebe Rexhes nominime të rëndësishme në Grammy Musi Awards, MTV music Awards, American Music Awards, MTV European Music Awards dhe në evente të tjera muzikore.

Cani Travel

Në listën e 5 këngëve më të shitura në SHBA janë edhe këngët “Blank Space” nga Taylor Swift, “Bad Romance” nga Lady Gaga, dhe “I like it” nga Cardi B”. Suksesi I këngëtares shqiptare  me fame botërore me këngën “Meant to Be” lidhet gjithashtu edhe me faktin se zhanri “Country” është zhanri muzikor më I pëlqyer dhe më popullori në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.