Remitancat kanë një rol të rëndësishëm për familjet dhe ekonominë kosovare

Dje, më 16 qershor, është shënuar Dita Ndërkombëtare e Remitancave Familjare. Kjo ditë shënohet në mbarë botën që nga viti 2015.

Remitancat vazhdojnë të luajnë një rol shumë të rëndësishëm për familjet, por edhe për ekonominë kosovare.

Cani Travel

Falë kontributit të pandërprerë të mërgimtarëve tanë, ata kanë ndihmuar familjet e tyre në vendlindje, duke ndikuar njëkohësisht edhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Në vitin 2023, remitancat apo dërgesat financiare të mërgimtarëve në Kosovë kaluan 1.3 miliardë euro përkatësisht 1 miliard e 343.4 milionë euro.