Rita Ora arriti në Kosovë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, arriti në Kosovë me burrin e saj. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama doli për ta pritur këngëtaren në aeroportin “Adem Jashari”.

Sapor zbriti nga avioni, Rita Ora e preku tokën dhe tha “O Zot, faleminderit”.

Cani Travel

Përparim Rama ka postuar një fotografi ku shihet së bashku me Riten të cilës ia ka uruar edhe ditëlindjen.

“Mirë se erdhe në shtëpi dhe gëzuar ditëlindjen Rita Ora. Ju duam. Mirë se vini në Kosova Taika Waititi, ju dëshiroj një qëndrim përrallor”, ka shkruar ai.