RKI: Vala e katërt ka filluar?!

Instituti Robert Koch paralajmëron në raportin javor se „mund të pritet që numri i infektimeve me virusin Corona gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit të rritet”. Të premten (22.10.2021) janë regjistruar 19.572 infektime të reja brenda një dite. Kjo është 8.054 raste më shumë se një javë më parë. Incidenca javore rritet në 95.1 nga 85.6, sa ishte një ditë më parë.

Shifra tregon se sa njerëz për 100.000 banorë janë infektuar me koronavirus në shtatë ditët e fundit. Edhe mjekët e mjekësisë intensive japin alarmin për shkak të mungesës së infermierëve.
4000 shtretër më pak

Cani Travel

Shoqata gjermane për Kujdesin Intensiv dhe Mjekësinë Emergjente (Divi) bën të ditur se „mund të pritet një kufizim i dukshëm në kujdesin ndaj popullatës“ në periudhën e ardhshme. Aktualisht janë në përdorim 22.207 shtretër të kujdesit intensiv, ndërsa në fillim të vitit ishin 26475. Muajt ​​e fundit ka pasur një përkeqësim të gjendjes që ka rezultuar me largimin e infermierëve të rregullt, njofton Divi.

„Vala e katërt tani më ka filluar dhe vazhdon të rritet me shpejtësi“, pohon eksperti i Divi, Christian Karagiannidis në Twitter. Ndërsa RKI bën të ditur se kohët e fundit ka pasur shpërthime të infektimeve edhe në objektet mjekësore, si dhe në shtëpitë e të moshuarve, ku për herë të parë, prej fillimit të majit, incidenca javore tek personat e moshës mbi 90 vjeç ka qenë mbi 50 të infektuar në 100.000.

Sipas RKI, „pritet“ që në të ardhmen të ketë më shumë të infektuar tek personat e vaksinuar plotësisht, sepse po „shtohen gjasat e kontakteve të personave të vaksinuar me këtë virus“. Por RKI pohon se sëmundjet e rënda janë shumë të rralla tek njerëzit e vaksinuar. Ka dhe shumë njerëz që janë vaksinuar vetëm me Johnson & Johnson. Njerëzit që kanë marrë këtë vaksinë rekomandohen nga Komisioni i Përhershëm i Vaksinimit, pavarësisht moshës, të marrin edhe një dozë shtesë të vaksinës mRNA.

Në raportin e RKI thuhet se incidenca dukshëm më të larta se të moshuarit janë regjistruar tek grupmoshat më të reja, kur shkalla e vaksinimit është më e ulët. Në rastin e fëmijëve dhe adoleshentëve nga mosha dhjetë deri në 14 vjeç, javën e kaluar kishte 182 të infektuar për 100.000 banorë. Por rastet janë shtuar edhe tek personat e moshës së mesme (35 deri në 44).