Robin Haxhi Krasniqi (79,3 kg) dhe Dominic Bösel (79,3 kg) nesër në Magdeburg do të kryqëzojnë për të dytën herë dorezat në duelin për titullin e kampionit të botës. Duelin e parë e ka fituar Krasniqi me nokaut, ndëra revanshi fillon nesër (9. tetor) në ora 23:00 në GETEC ARENA në Magdeburg. Për shikuesit që duan të mbështesin Krasniqin në sallë duhet të dinë se vlejnë rregullat 3-G, që do të thotë se shikuesit duhet të jenë të vaksinuar, të shëruar nga Covid19 apo të testuar.
Krasniqi dhe Bösel kanë kaluar sfidën e matjes pasi që të dy në peshore sollën 79,3 kg! Tani çdo gjë është gati për duelin e madh i cili transmetohet duke filluar në ora 23:00 në televizioin e parë gjerman ARD, ndërsa në Kosovë mund ta ndiqni në Klan Kosova, por bëhet e ditur se mund të ketë transmetime edhe në programe të tjera.