Rohde: Gjermania  është e përkushtuar për paqe dhe siguri në Kosovë

Kontingjenti gjerman, i cili është shtuar në misionin paqeruajtës të NATO-s, dëshmon përkushtimin e këtij vendi për paqe dhe siguri në Kosovë, tha Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Rohde ka shkruar se me ftesë të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ai është bashkuar në kujtimin e ushtarëve të NATO-s që kanë humbur jetën gjatë dislokimit të tyre në Kosovë.

Cani Travel

Gjermania ka njoftuar se nga prilli do ta rrisë prezencën e ushtarëve në misionin e KFOR-it në Kosovë, vendim i cili u mor pas tensioneve që ndodhen në komunat veriore me shumicë serbe, në maj të vitit të kaluar.

Me këtë kontigjent, numri i trupave gjerman në KFOR arrin në rreth 200 ushtarë.