Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Joern Rohde, ka thënë se përparimi në dialog me Serbinë, mund t’i sjellë Kosovës njohjen nga pesëshja e BE-së (Spanja, Greqia, Qipro, Sllovakia dhe Rumania), të cilat ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
Në një intervistë për Tëvë 1, ai ka thënë se dialogu është kusht edhe për ecjen e Serbisë drejtë integrimit në BE, duke shtuar se që dy vjet për këtë shtet nuk është hapur asnjë kapitull.
Rohde konsideron se draftstatuti i Asociacioni i propozuar nga BE-ja është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Sipas tij, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, siç ka thënë edhe Komisioni Evropian, është kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.