Rohde: Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rhode, ka thënë se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, të mbajtura më 9 shkurt.

Në një reagim, në rrjetin social “Bluesky”, Rohde tha se sulmet e autoriteteve serbe ndaj aktivistëve në Beograd, dhe fushata shpifëse po shtrihen edhe përtej kufirit.

Cani Travel

“Këto sulme dhe fushata shtrihen përtej kufirit serb. Siç ka theksuar shefja e Misionit të Vëzhgimit në Kosovë, Nathalie Loiseau, Serbia ndërhyri në zgjedhjet në Kosovë duke kërkuar vota për Listën Serbe. Në të njëjtën kohë, Serbia në mënyrë të pabazë akuzon Kosovën për mbështetjen e protestave në Serbi, pa asnjë provë”, ka shkruar Rohde në rrjetin social “Bluesky”.

Ambasadori Rohde gjithashtu ka bërë të ditur se Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka thënë se situata në Serbi mbetet shqetësuese, duke thënë se ky shtet është kandidat për anëtarësim në BE dhe se pret që ajo të mbështesë sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut.