Rohde: Veprimet e njëanshme rrezikojnë aplikimin e Kosovës në BE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, John Rohde, ka reaguar ndaj aksionit të djeshëm të Policisë Kosovës në veri, ku janë mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë.

Rohde i ka quajtur këta hapa të njëanshëm dhe të pakoordinuar, të cilët rrezikojnë që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të mbetet i mbërthyer në sirtar.

Cani Travel

“Hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar jo vetëm që bien ndesh me marrëveshjet e dialogut, por – edhe më keq – rrezikojnë që aplikimi për anëtarësim në BE i Kosovës të mbetet i mbërthyer në sirtar”, shkroi Rohde në platformën “X”.

Më parë, edhe BE-ja dhe SHBA-ja e kanë kritikuar Kosovën për aksionin e djeshëm.