Në seancën e sotme të Kuvendit të Serbisë kishte rrahje masive mes përfaqësuesve të pushtetit dhe opozitës, duke përfshirë edhe disa ministra, njoftojnë mediat serbe.
Incidentet dhe përleshjet filluan kur deputetët e opozitës u ngritën në këmbë duke mbajtur në duar pankarta ku shkruante “I keni duar të përgjakura” dhe “Korrupsioni vret”.
Sigurimi i Kuvendit e ka ndalur incidentin që në fillim, por shumë shpejt kanë rifilluar trazirat, kaosi dhe përleshjet mes deputetëve.