Rreth 250.000 vende të lira për zanatçinjtë në Gjermani

MUNICH, GERMANY - DECEMBER 03: BMW Work Here! participant Ali Ibrahim (R), 23, a refugee from Syria who came to Germany one year ago, chats with his mentor, master craftsman production mechanic and toolmaking Danijel Princip (L), at the BMW factory on December 3, 2015 in Munich, Germany. The BMW Group recently launched a practical work program called 'Work Here!' to help qualified refugees with social and professional integration. The project started out with 40 refugees at the Munich location and will be expanded to other BMW sites in 2016. German unemployment is currently at its lowest in decades and many German companies see the recent influx of refugees and migrants as an opportunity to fill vacant positions. (Photo by Joerg Koch/Getty Images)

Ekonomia gjermane vuan nga mungesa e fuqisë punëtore.

Për shkak të mungesës së ndjeshme të fuqisë punëtore, krerë kryesorë të ekonomisë gjermane kërkojnë lehtësimin e rregullave të migrimit. „Ne në Gjermani kemi vështirësi të mëdha zgjerimi të sipërmarrjeve, sepse thjesht nga mungon fuqia punëtore“, është shprehur presidenti i DIHK, Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë, Peter Adrian për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa.

Cani Travel

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Qendrore të Zanateve Gjermane, Holger Schwannecke ka theksuar për dpa, se aktualisht në degën e zanatçinjve gjermanë ka rreth 250.000 vende të pazëna pune. „Ne kemi nevoje me urgjencë për fuqi të kualifikuar. Dhe këtë duhet ta bëjmë përmes kualifikimit të mëtejshëm në vend dhe rekrutimit të të gjitha potencialeve të brendshme, por edhe përmes prurjes së fuqisë punëtore nga jashtë.“ Në këtë drejtim po bëhet shumë pak.

Kreu i DIHK, Adrian ka kritikuar pengesat që ndeshin forcat e kualifikuara nga jashtë. „E nevojshme është një procedurë e pakomplikuar e konsullatave dhe përfaqësive jashtë. „Kjo dështon në moment thjesht nga strukturat e administratës“, tha Adrian. Edhe Schwannecke kritikon procedurat e gjata për dhënien e vizës, „konsullatat janë të mbingarkuara“. Shumë gjëra ende bëhen me dorë, dhe jo në formë digjitale dhe nuk është frytdhënëse, që ende „nuk kemi një kulturë mirëseardhjeje për fuqinë e kualifikuar punëtore“.

Peter Adrian rrëfen një rast se si për sipërmarrjen e tij me ndihmën e Dhomës së Tregtisë së Jashtme mori një punëtor nga Maroku. „Kjo zgjati 10 muaj. E madje më uruan të gjithë, se u bë kaq shpejt. Ka raste ku procedurat zgjasin dy ose tre vjet. Kjo nuk lidhet vetëm me procedurat që nuk janë më të kohës, por edhe në qëndrimin e autoriteteve në vend.“ Shumë shpesh konceptet e shërbimit dhe orientimit për ofrim të shërbimeve janë të panjohura, pohon Adrian.