Rreth tre milionë pasagjerë kanë fluturuar nga Prishtina

Gjatë vitit 2022, rreth 3 milionë pasagjerë kanë fluturuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”. Sipas të dhënave nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dhe Byroja Kosovare e Sigurimeve, totali i udhëtarëve për vitin 2022 është 2,964,845. Kjo do të thotë se numri i udhëtarëve këtë vit ka qenë 13 për qind më i lartë se vitin e kaluar.

Mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania janë ata që prijnë për nga numri i ardhjeve në Kosovë këtë vit. Sipas të dhënave të Zyrës për Informim të Aeroportit “Adem Jashari”, brenda kësaj periudhe prijnë udhëtarët nga Zvicra, pastaj Gjermania, Turqia (mërgimtarët nga Amerika), Austria, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Belgjika etj. Edhe gjatë muajit dhjetor, numri më i madh i pasagjerëve që kanë ardhur në Aeroportin e Kosovës janë nga Gjermania dhe Zvicra.

Cani Travel