Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë vigjilentë kur i vizitojnë tregjet e Krishtlindjeve.
“Autoritetet federale të sigurisë aktualisht nuk kanë ndonjë dyhim konkret se ekzison rreziku nga sulme, por duke pasur parasysh situatën e përgjithshme të kërcënimit të lartë, ne kemi arsye për të ndërmarrë masa të vazhdueshme për të garantuar sigurinëe qytetarëve”, tha Faeser.
Kërcënimi nga terrori islamik mbetet i lartë, thekson Zyra Gjermane për Mbrojtjen e Kushtetutë dhe shton se Gjermania është objektiv i organizatave të ndryshme terroriste.