Numri i turistëve të huaj të cilët vizitojnë Kosovën, po rritet nga viti në vit. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në prill të këtij viti 29 mijë e 833 vizitorë të huaj kanë vizituar Kosovën, e që është një rritje për 43,4 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj vjen nga Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra.
Po ashtu, sipas të dhënave të ASK-së në prill 2024, numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj në hotele ishte 47 mijë 022, prej tyre 36,5%, ishin vendorë dhe 63,4% ishin të jashtëm. Ndërkaq, krahasuar muajin prill 2024 me muajin prill 2023 kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 22,8%.
Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm në hotele e ka rajoni i Pejës me 7 mijë e 240 vizitorë dhe me 28 369 net-qëndrime.