Vlera e euros u rrit sot në 1.10 dollarë, njofton agjencia e lajmeve dpa-AFX. Ky është niveli më i lartë i euros që nga gushti i këtij viti. Banka Qendrore Evropiane caktoi dje kursin e euros në 1,0949 dollarë.
Euro po përfiton gjatë ditëve të fundi nga dobësia e dollarit.