Rrjetëzimi i grave shqiptare në Berlin

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe organizatën “Marrja Zezë”, ishte nikoqire e takimit të parë të grave shqiptare në Berlin. Qëllimi i këtij bashkëbisedimi ishte për të diskutuar rreth rritjes së organizimit dhe fuqizimit të grave, vajzave dhe femrave shqiptare në Gjermani.

Ambasadori Ajeti foli për rëndësinë e fuqizimit të rolit të gruas, e cila mbetet një nga prioritetet e institucioneve të Republikë së Kosovës. Suksesi i grave, femrave dhe vajzave shqiptare në diasporë e veçanërisht në Gjermani është evident dhe atë në shumë fusha. Institucionet e Republikë së Kosovës mbështesin të gjitha iniciativat që janë në funksion të forcimit të mërgatës tonë.

Cani Travel

Ambasadorja e Shqipërisë, Adia Sakiqi dhe ambasadori i Maqedonisë, Ylber Sela shprehën përkushtimin e tyre, duke i dhënë mbështetje ideve dhe nismave për rrjetëzimin e grave. Jehona Jahaj, nga organizata “Marrja Zezë”, prezantoi po ashtu perspektivën e saj për nismën e rrjetëzimit të gruas shqiptare.

Në këtë bashkëbisedim morën pjesën gra dhe vajza nga fusha të ndryshme, duke përfshirë atë të politikës, gazetarisë, mjekësisë, IT, aktrimit, regjisë, arsimit e shërbimit social. Të gjithë pjesëmarrëset shprehen gatishmërinë e tyre për fuqizimin e rolit të gruas dhe rrjetëzimin më të mirë të gruas shqiptare në Gjermani.