Në Gjermani jetojnë rreth 84.7 milionë njerëz, njofton Zyra Federale e Statistikave. Kjo është më shumë se kurrë më parë. Emigracioni ka ndikuar në rritje rekorde të popullsisë në Gjermani.
Vitin e kaluar u shënua emigracioni rekord, veçanërisht nga Ukraina, i cili shkaktoi një rritje të madhe prej 1.1 milion njerëz.
Sipas Zyrës Federale të Statistikave, i ashtuquajturi imigrim neto – bilanci i hyrjeve dhe daljeve – ishte shkaku i vetëm i rritjes së popullsisë edhe në vitin 2023.