Rutte: NATO e gatshme të bashkëpunojë me secilën qeveri që formohet në Kosovë

NATO-ja pret që sa më parë në Kosovë të formohet një qeveri stabile pas zgjedhjeve të së dielës dhe shprehet e gatshme të punojë me këdo që do ta udhëheqë vendin në të ardhmen, tha sot sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. 

Shefi i NATO-a shtoi se akoma nuk janë shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve por se, në bazë të atyre preliminare, duket se Kosova do të ketë një qeveri të koalicionit. Rutte theksoi se është e rëndësishme që sa më parë të formohet një qeveri stabile në Kosovë.

Cani Travel