Pas fitores së shkëlqyeshme kundër tajlandezes, Thananya Somnuek, boksierja jonë Donjeta Sadiku në një intervistë ekskluzive për RTK-në ka folur për meçin, por edhe synimin e saj për të fituar medalje në Olimpiadë.
“Është një ndjenjë e mrekullueshme. Unë së bashku me trajneren time kemi punuar shumë gjatë për këto ditë. Synimi im si gjithmonë qysh e kam thënë është medalja. Kam ardhur këtu për të luftuar vetëm për medalje”, ka theksuar Donjeta në intervistë për RTK.
Donjeta tani e ka mësuar edhe kundërshtaren dhe orarin e duelit të ardhshëm. Kjo është kolumbiania, Paola Angie Valdes Pana.
Luftën e radhës, Donjeta Sadiku, e zhvillon të hënën prej orës 20:00.
Sadikut i duhen edhe dy fitore për ta siguruar medaljen.