„Berlini zyrtar konsideron se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa e njohur Kosovën“, deklaroi i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin në një intervistë për gazetën serbe “Nova”. Ai shtoi se inkuadrimi i Serbisë në familjen e vendeve evropiane nuk është i mundur as pa media të lira dhe demokraci.
Sarrazin theksoi se BE-ja është organizatore e negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe se është e nevojshme të arrihet një marrëveshje në mes të dy palëve sa më shpejt të jetë e mundur. Po ashtu, është e rëndësishme që përfaqësuesit e serbëve të kthehen në institucionet e Kosovës sa me shpejt te jete e mundur.
Lidhur me qëndrimin e Gjermanisë ndaj njohjes reciporke mes Kosovës dhe Serbisë, Sarrazin tha: „Ne në Gjermani kemi pasur gjithmonë një qëndrim shumë të qartë për këtë çështje – në fund të procesit të normalizimit të marrëdhënieve, kur Serbia vendos të bëhet anëtare e BE, njohja e Kosovës do të jetë pjesë e procesit. Unë nuk e lidhi këtë shumë me propozimin evropian, por kjo është diçka që Gjermania me siguri e pret dhe kjo u tha qartë kur kancelari Olaf Scholz vizitoi Serbinë në qershor të vitit të kaluar.“