Scholz i shqetësuar për rezultatin e mundshëm të zgjedhjeve në Francë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, është i shqetësuar  për mundësinë e fitores së të djathtës ekstreme në Francë, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Shqetësohem për zgjedhjet në Francë”, ka thënë Scholz në një interviste për transmetuesin publik ARD.

Cani Travel

“Shpresoj që partitë që nuk janë [Marine] Le Pen, do të jenë të suksesshme në zgjedhje. Mirëpo, këtë vendim duhet të marrë popullit francez“, ka thënë ai.

Sipas sondazheve, partia e presidentit francez, Emmanuel Macron është mbrapa në listë, dy javë para zgjedhjeve të të parakohshme, tėshpallura si përgjigje ndaj epërsisë së të djathtës ekstreme ndaj partisë së tij, në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Edhe partia e të djathtës ekstreme në Gjermani, Alternativa për Gjermaninë (AFD) është rritur, në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, ndërsa koalicioni i Scholzit ka shënuar rënie popullariteti.