Kancelari gjerman, Olaf Scholz i ka hedhur poshtë kërkesat për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, pasi thirrjet shumëfishohen në mbarë botën për të ndalur konfliktin. Scholz tha se mbështet pauzat për arsye humanitare në mënyrë që në Rripin e Gazës të mund të arrijnë ndihma ose që shtetasit e huaj të mund të largohen nga vendi.
„Nuk mendoj se thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm ose pauzë të gjatë janë të drejta“, tha Scholz në një debat të organizuar nga e përditshmja rajonale gjermane Heilbronner Stimme. Ai konsideron se „një armëpushim i mundëson Hamasit të rimëkëmbet dhe të blejë raketa të reja për t’i përdorur përsëri ato.“