Së shpejti premiera e filmit „BOMBA“ në Zvicër

Më 15 janar në Bellinzon, të Kantonit Ticino, që mund ta gjeni përballë stacionit të trenit në Bellinzona, do të shfaqet filmi artistik “BOMBA”, i regjisorit dhe aktorit James Fetahu. Në film prezantohen edhe aktorë të njohur me originë nga Kosova. Filmi fillon në ora 18.00 në kinemanë Forum. Ky film do të shfaqet si premierë në Zvicër, ndërsa Diaspora Today do t’ju njoftojë nësi paraqitet edhe në kinematë gjermane. Filmi bazohet në ngjarje të vërteta që kanë ndodhur në kohën e luftës në Kosovë.