Personit të arrestuar në Serbi për dyshimin për krime lufte gjatë Betejës së Koshares, i është caktuar masa e paraburgimit për një muaj.
Zëdhënësja e Gjykatës së Lartë në Beograd, Milica Veliçkoviq ka deklaruar se vendimi është marrë, për shkak se ekziston mundësia që i arrestuari të arratiset.
“Kjo që të mos ndikojë te dëshmitarët dhe për shkak se i dyshuari është akuzuar për vepër penale për të cilën është paraparë dënimi me burg mbi 10 vjet, si dhe mënyra e kryerjes së krimit dhe serioziteti i pasojave bëri që opinioni të shqetësohet”, tha Veliçkoviç, shkruajnë mediet serbe.
Sekretari i Zyrës së Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, reagoi, pasi ministri i Brendshëm i Kosovës Ivica Daçiç ka njoftuar se Policia e Serbisë ka arrestuar shtetasin e Kosovës me inicialet F.K, me pretendimin se ka kryer “krime lufte” ndaj ushtrisë serbe gjatë luftës.
Haxholli deklaroi se është për të ardhur keq që një vend si Serbia nuk i ndal arrestimet e kosovarëve.
Në një postim në Facebook, Haxholli ka shkruar se të vetmit të kanë bërë krime në Kosovë, Koshare, ku forcat militare dhe paramilitare pësuan fiasko, janë forcat serbe.