Serbi: Kthimi i shërbimit ushtarak me procedurë të përshpejtuar

Qeveria e Serbisë i ka nisur dje, më 20.09.2024, procedurat për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në vend, 13 vjet pasi ishte hequr.

Në një njoftim për media, Qeveria serbe tha se e ka miratuar një konkluzion, sipas të cilit, do të formohet një grup punues për “shqyrtimin e aktiviteteve dhe masave” për shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Cani Travel

Ky vendim e mbështet propozimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili mori pjesë edhe në seancën e Qeverisë të premten.

Vuçiq njoftoi më 14 shtator se ka nënshkruar marrëveshjen për kryerjen e shërbimit të rregullt ushtarak për 75 ditë.

Shërbimi ushtarak do të jetë i detyrueshëm për burrat, ndërsa vullnetar për gratë.