Serbi: Mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare e lokale

Në Serbia sot mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare e lokale. Rreth 6.5 milionë banorë mund ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në 8.273 qendra votimi.

Në këto zgjedhje marrin pjesë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës. Partitë politike të Luginës kësaj radhe kandidojnë me dy lista: „Beteja politike e shqiptarëve vazhdon“ që udhëhiqet nga Shaip Kamberi dhe „Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar“ e Shqipërim Arifit.

Cani Travel

Qindra qytetarë serbë të Kosovës janë nisur sot në mëngjes, në formë të organizuar, nga stacioni i autobusëve në veri të Mitrovicës drejt Serbisë, për të marrë pjesë në zgjedhjet paralamentare atje, pasi Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në territorin e Kosovës. Kryeministri, Albin Kurti ka kërkuar që shteti i Serbisë t’i bëjë kërkesë të drejtpërdrejtë qeverisë së Kosovës për lejimin e mbajtjeve të zgjedhjeve, por autoritetet në Beograd kanë refuzuar një gjë të tillë.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë – KFOR, ka shprehur përkushtimin për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që të sigurohet ambient i sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë, si dhe të garantojë lirinë e lëvizjes gjatë periudhës së zgjedhjeve në Serbi.