Eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili në një intervistë tha se Tajvani është Kinë.
Bütikofer tha se Vuçiq luan rolin e tij të preferuar si person ndaj regjimeve diktatoriale. „Me marrjen e tij në pozicione të tilla, unë mund të parashikoj në më pak se pesë sekonda se cilat janë shanset e tij për ta futur Serbinë në BE. Zero“, ka shkruar ai në platformën ‘X’.