Servera e pajisje nga Gjermania për zgjedhjet në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi një donacion me server dhe pajisje nga Gjermania, pajisje përcjellëse që do të ndihmojnë për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, tha se ky donacion siguron proces zgjedhor të sigurt, fuqizon organet e administrimit të zgjedhjeve duke rritur besimin e publikut. Rohde shprehu bindjen e tij se procesi zgjedhor i së dielës do të zhvillohet pa vështirësi.

„Demokracia dhe zgjedhjet e lira janë themeli i një shoqërie prosperuese. Ne dëshirojmë të fuqizojmë të ardhmen tonë dhe demokracinë që siguron lirinë individuale për të gjithë ne. Që nga shpallja e pavarësisë, Kosova ka bërë përparime të madh në ngritjen dhe demokratizim. Prandaj digjitalizimi i procesit zgjedhor do të jetë kyç për këtë progres. Ky donacion prej më shumë se 140 mijë eurosh siguron që edhe këto zgjedhje aktuale dhe në të ardhmen të jenë të sigurta në Kosovë”, tha ambasadori Rohde. Ai u shpreh i bindur, 100%, se ditën e dielë Kosova do të ketë zgjedhje pa vështirësi.

Cani Travel

Vlerësim për donacionin gjerman vjen nga KQZ. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se „kjo mbështetje e shtetit gjerman do të ndikojë në përmirësimin e infrastrukturës dhe avancimin e standardeve zgjedhore në Kosovë”.

(DW)