Shaqiri dhe „skandali“ me xhaketën e UÇK-së

Shaqiri dhe
Shaqiri dhe "skandali" me xhaketën e UÇK-së

Një ngjarje jo e rëndomtë ka shkaktuar reagime jashtëazkonisht të shumta në Zvicër dhe disa vende të tjera, mund të thuhet madje se ka pasur një bujë të tërë reagimesh. Një tifoz ka bërë përpjekje që t’ia vë mbi supe Xherdan Shaqirit xhaketën me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë (UÇK). Shaqiri nuk e ka mbajtur xhaketën dhe ka reaguar i qetë, por vet përpjekja ka shkaktuar reagime edhe të niveleve më të larta.

Në disa media të Zvicrës është shkruar madje se Shaqirit i kanë hedhur mbi supe një xhaketë „të organizatës terroriste“. Disa të tjera se xhaketa ishte me simbole të „kryengritësve terroristë…“ që ka shkaktuar pakënaqësi tek komuniteti shqiptar në Zvicër. Disa media e kanë korrigjuar më pas këtë lajm, duke e hequr cilësimin e UÇK si terroriste, por e gjitha ka shkaktuar bujë të madhe.

Cani Travel

Ka reaguar ndërkohë edhe Federata Zvicerane e Futbollit, e cila bëri të ditur se „tifozit që ia vendosi xhaketën Xherdan Shaqirit i ndalohet hyrja përjetësisht në stadiumet zvicerane“.

“Është e papranueshme që personat të keqpërdorin stadiumet e futbollit, e në këtë rast edhe intervistën e një futbollisti, pas ndeshjes për propagandë politike. Xherdan Shaqiri reagoi në mënyrë shembullore, qëndroi i qetë dhe nuk u përgjigj”, ka njoftuar Federata e Zvicrës.

Personi ësthë marrë në pyetje ndërkohë edhe nga policia dhe atij i është caktuar masa e „ndalimit të hyrjes në stadiume.“