Futbollisti i njohur shqiptar, Xherdan Shaqiri është rikthyer në Basel dhe tashmë është lojtari më i ri i klubit zviceran.
Para disa ditësh, sulmuesi nga Gjilani njoftoi se është ndarë me klubin nga Major League Soccer, Chicago Fire.
Shaqiri është rikthyer tani në ish klubin e tij Basel dhe në futbollin evropian. FC Basel ka njoftuar nënshkrimin me Shaqirin, duke e rikthyer atë në “fole” pas më shumë se 12 vjetësh.
“Mirë se u riktheve në shtëpi!”, shkruan shkurtimisht në videon prezantuese të Shaqirit.
Shaqiri do të mbajë fanellën me numër 10 te Baseli, e detaje tjera të kontratës nuk janë bërë publike.