SHBA: 15 të vrarë nga sulmi në New Orleans 

Ka shkuar në 15 numri i të vrarëve nga sulmi në New Orleans të SHBA-së, njoftojnë mediat amerikane.

FBI-ja ka publikuar edhe foton dhe emrin e të dyshuarit. Fjala është për Shamsud-Din Jabbar (42), një ish-ushtarak amerikan nga Teksasi. Në sulm u lënduan të paktën 35 persona. 

Cani Travel

Ai kishte goditur me veturë turmën e njerëzve në New Orleans në orët e para të Vitit të Ri. 

I dyshuari  është vrarë pas shkëmbimit të zjarrit me forcat policore. 

FBI-ja ka thënë se po e heton si “akt terrorizmi” sulmin, ndërsa i dyshuari thuhet se ishte frymëzuar nga Shteti Islamik. Në veturën e tij është gjetur një mjet shpërthyes, si dhe flamuj të Shtetit Islamik. 

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se Jabbar kishte postuar video në rrjete sociale disa orë para sulmit duke thënë se është inspiruar nga Shteti Islamik dhe kishte shprehur “dëshirë për të vrarë”.