SHBA mbyll përkohësisht ambasadën në Kiev

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se kanë mbyllur  përkohësisht ambasadën në Kiev si “masë paraprake”, duke paralajmëruar se Rusia mund të nisë sulm të madh ajror në Ukrainë gjatë ditës së sotme, 

“Ambasada Amerikane në Kiev mori informacion specifik për një sulm ajror të mundshëm të madh më 20 nëntor. Ambasada e SHBA-së rekomandon që qytetarët amerikanë të jenë të përgatitur të evakuohen menjëherë në rast se lëshohet paralajmërimi për sulme ajrore”, thuhet në njoftimin e ambasadës. 

Cani Travel