SHBA: Me xhubletë në ceremoninë e diplomimit

Mary Camaj, një vajzë shqiptare me origjinë nga Malësia e Madhe, veshi xhubletën në ceremoninë e diplomimit në një nga universitetet më prestigjioze amerikane, Columbia University, duke prezantuar me krenari traditën e identitetin e saj shqiptar.

„Doja të ndaja lajmin me të tjerët në rrjetet sociale dhe vendosa të vesh xhubletën time, është xhubletë origjinale, xhubleta e vajznisë. Mendova se meqë jam duke marrë diplomën në shkenca politike, pikërisht për Ballkanin ku jetojnë shqiptarët, unë mendova se xhubleta përfaqëson identitetin tim dhe një foto me një xhubletë flet 1000 fjalë“, tha Mary Camaj.

Cani Travel

Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, u shpall në vitin 2022 pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Xhubleta është veshje tradicionale e grave në Shqipërinë Veriore, Malësinë e Madhe, Rugovë, Dukagjin dhe trevat shqiptare në Malin e Zi. Ajo cilësohet si një prej kostumeve më të rralla popullore, me disa lloje e karakteristika të prerjes e qepjes, sipas zonave dhe moshave të grave që e vishnin.