Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinës

Pas hapjes së katër portave shtesë dhe duke shtuar hapësirat për procesimin e udhëtarëve tani Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka lansuar edhe shërbimin e Self Check-in.

ANP ‘Adem Jashari’ LKIA nga muaji gusht ka ofruar sistemin e pranimit të udhëtarëve dhe valixheve që mund të bëhet nga vetë udhëtarët, sistem ky që është pjesë e teknologjisë që përdoret për të lehtësuar procedurat para fluturimit të udhëtareve.

Cani Travel

Tani aeroporti ka të instaluar 6 Self Check-in kioska dhe 10 Self Bag Drops për valixhe.

Aktualisht deri në finalizimin e projektit që përfshin edhe implementimin e paisjeve biometrike Self Check-in mund të përdoret nga udhëtarët që udhëtojnë me kompanitë Wizz Air, Easy Jet, Eurowings, Chair, GP Aviation, Pegasus Airlines, Tui Fly, Trade Air, Austrian Airlines, Sunexpress, Enter Air etc.

Udhëtarët për të përdorur Kioskat për Self Check-in duhet të posedojnë Pasaportë. Letërnjoftimi ende nuk përkrahet nga këto pajisje për të kryer pranimin e udhëtarit.

(RTK)