Në Shtutgart u mbajt këto ditë tubimi vjetor i Shoqatës Gjermano-Kosovare e.V. (Deutsch-Kosovarischen Gesellschaft e.V.) Kjo shoqatë me anëtarë gjermanë dhe shtetas të Kosovës është një organizatë jopartiake dhe jofitimprurëse që dëshiron të promovojë dhe të mbështesë zhvillimin e mëtutjeshëm të Kosovës. Në tubimin vjetor u bë degustimi i verërave nga kompania „Kosova Wine“ që gjendet në Rahovec. Fatmir Shehu, pronar i kompanisë dhe kryetar i Shoqatës Kosovare të Verës, prezantoi nëntë verëra të ndryshme nga kompania e tij.
Kryetari i Shoqatës Gjermano-Kosovare e.V. Jens Kuderer shprehu kënaqësinë pë shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve në këtë takim. Degustimi dhe prezantimi i verërave dhe produkteve ballkanike ndihmon që produktet nga Kosova të njihen më mirë në Gjermani.