Një shpërthim ka ndodhur sot në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë, shkruajnë mediat e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Si pasojë e shpërthimit, gjashtë vetura janë dëmtuar, derisa nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.
“Rezultatet e para sugjerojnë që mjeti shpërthyes të ketë qenë granatë dore, ndërkohë që policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të tjera për ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Agron Borovci.