Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot ka ndodhur një shpërthim në pjesën veriore të vendit, në afërsi të Liqenit të Ujmanit.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për pjesën veriore, Veton Elshani, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale në dy vetura.
Ai nuk e ka specifikuar saktë se për çfarë shpërthimi bëhet fjalë.
Elshani ka thënë se policia është duke u marrë me rastin.
sipas raportimeve thuhet se hedhja e mjetit shpërthyes është bërë pak minuta pas kalimit të autoblindës së policisë.