Shqipëri: 40% të shpenzimeve totale shkojnë vetëm për ushqim

60% e familjeve në Shqipëri konsiderohen të brishta, pasi ato kanë të ardhura për të përballuar shpenzimet mujore, por vihen në vështirësi nëse u del një shpenzim i papritur. Vrojtimi është bërë nga Departamenti i Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë, shkruajnë mediat shqiptare,.

60% e familjeve në Shqipëri e kanë të pamundur të përballojnë shpenzime që mund t’u dalin në mënyrë të papritur gjatë një muaji.

Cani Travel

Sipas një analize: “A janë familjet shqiptare financiarisht të brishta”, të realizuar nga  Departamenti i Kërkimeve, në Bankën e Shqipërisë, del se 60% e familjeve kanë të ardhura të llogaritura për të përmbushur nevojat e një muaji, por nëse papritur u del një shpenzim ekstra që mund të jetë një sëmundje apo prishja e një pajisjeje shtëpiake, ato vihen në vështirësi për para.

Të dhëna të tjera të INSTAT tregojnë që një familje shqiptare çon mesatarisht 40% të shpenzimeve totale vetëm për t’u ushqyer. Të dhëna të tjera të Eurostat tregojnë se buxheti që shpenzojnë për t’u ushqyer është më i larti në Evropë.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se një familje evropiane shpenzon mesatarisht për ushqime 13.6% të totalit, ose tre herë më pak sesa në Shqipëri.

Evropa shpenzon më shumë për banesën, ujë, energji elektrike, qira të paguar, me 24.1% të totalit, përkundrejt 9.8% të familjeve shqiptare.