Shqipëria kërkon talentë të rinj nga diaspora për të luajtur për Kombëtaren

Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon të kërkojë talentet shqiptare që jetojnë në Evropë dhe botë. Në muajin dhjetor, FSHF do të organizojë një seleksionim për futbollistët shqiptarë të vitlindjeve 2007-2011 që jetojnë jashtë territorit shqiptar.

Përmes këtij seleksionimi, FSHF kërkon të evidentojë lojtarët më premtues që do të forcojnë ekipet kombëtare dhe do të kontribuojnë në përfaqësimin e denjë të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Cani Travel

Afati i fundit për aplikim është sot, 27.11.2024. Formulari Open-Stage-Formulari-1 duhet të dërgohet në adresën e e-mail-it: openstage@fshf.al.