Shqipëria mban vend nderi në Panairin më të madh të turizmit në botë, ITB Berlin, që zhvillohet nga data 4 deri 6 mars 2025, njoftoi Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
Ministria bën të ditur se kjo është një ngjarje e jashtëzakonshme jo vetëm për më shumë flukse dhe shkëmbime me tregun gjerman, por si një promovim mbarëbotëror i turizmit në Shqipëri.
Shqipëria do të prezantojë në këtë panair pasuritë natyrore dhe kulturore para një audience globale.
“Oferta jonë turistike do të prezantohet përmes një agjende të pasur aktivitetesh, takimesh të nivelit të lartë dhe prezantime të të gjitha ndjesive të Shqipërisë”, njofton Ministria Shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit.