Shqipëria nuk u kualifikua në finale të Eurosong 2024

Shqipëria nuk do të marrë pjesë në finalen e Festivalit Eurovision 2024 që mbahet në Malmö të Suedisë.  Këngëtarja shqiptare, Besa Kokëdhima është eliminuar mbrëmë në gjysmëfinale dhe nuk do të këndojë në finale që do të mbahet të shtunën, më 11 maj.

Besa u prezantua me këngën “Titan”.

Cani Travel

Në gjysmëfinalen e parë u kualifikuan: Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qipro, Kroacia, Irlanda dhe Luksemburgu.

Ndërkaq në gjysmëfinalen e dytë kaluan: Letonia, Austria, Holanda, Norvegjia, Izraeli, Greqia, Estonia, Zvicra, Gjeorgjia dhe Armenia.

Në finale shkojnë edhe fituesi i vitit të kaluar – Suedia, si dhe “pesëshja e madhe” Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Spanja dhe Italia.