Shqipëria, Serbia dhe MV heqin lejet e punës mes vete

Ditë më parë u shfuqizuan lejet e punës për qytetarët e 3 vendeve të Ballkanit Perëndimor – Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Këtë e bëri të ditur Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Në këtë mënyrë, do të krijohet një treg i lirë i punës për qytetarët e këtyre vendeve.

„Lejet e punës duhet t’i takojnë të kaluarës, tani e tutje qytetarët e vendeve të Ballkanit të Hapur do të kenë qasje të lirë në tregun e punës, njëherë midis tre vendeve nënshkruese, por besoj që në të ardhmen edhe midis të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe sigurisht edhe të Bashkimit Evropian“, shkruan Bytyqi. 

Cani Travel

Marrëveshjet që mundësojnë krijimin e tregut të lirë në këto shtete u nënshkruan më 21 dhjetor 2021 në Tiranë nga krerët e tre vendeve të nismës “Ballkani i Hapur”: kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.