Shqipëria – vendi i nderit në Panairin global të Turizmit në Berlin

Në Berlin u hap panairi më i madh ndërkombëtar i turizmit ITB, ku për herë të parë Shqipëria ka rolin e vendit të nderit.

Në hapjen zyrtare të panairit,  kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se turizmi është një një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Ai shtoi se Shqipëria nuk është më një destinacion i fshehur, por një vend që po zbulohet dhe po fiton vëmendjen që meriton.

Cani Travel

Shqipëria ka organizuar një program të larmishëm aktivitetesh gjatë panairit për të njohur më mirë publikun me ofertën turistike, por edhe me vlerat tradicionale dhe kulturore të saj.

Panairi i turizmit në Berlin  ITB 2025 do të jetë i hapur deri më 6 mars.